Udhёzues pёr Fondin e Gjelbёr Klimatik nё Maqedoninё e Veriut
2019
Ky dokument teknik u përgatit nga Zyra Rajonale e FAO-s për Evropën dhe Azinë Qendrore, nën udhëheqje të Kabinetit të Zëvendës-kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për Çështje Ekonomike si Organ Kombëtar i Emëruar për Fondin e Gjelbër Klimatik (GCF). Ky dokument teknik u përpilua në kontekst të Projektit ‘’ Mbështetja e menaxhimit të një mekanizmi kombëtar efektiv koordinues për Fondin e Gjelbër Klimatik” ku morën pjesë së bashku të gjitha palët relevante me interes në procese konsultative që kishin për qëllim prioretizimin e investimeve strategjike klimatike për financim nga GCF. Ky Udhëzues jep informatat kryesore mbi Fondin e Gjelbër Klimatik (GCF). Qëllimi kryesor i tij është të udhëzojë palët me interes që janë aktive në fushën e ndryshimeve klimatike dhe zhvillimit të qëndrueshëm për qasjen që mund ta kenë tek resurset e GCF dhe për zbatimin e projekteve të financuara nga GCF në Maqedoninë e Veriut.
اظهر المزيد [+] اقل [-]الكلمات المفتاحية الخاصة بالمكنز الزراعي (أجروفوك)
المعلومات البيبليوغرافية
تم تزويد هذا السجل من قبل Food and Agriculture Organization of the United Nations